Boksieri shqiptaro – zviceran i peshës së rëndë, Arnold Gjergjaj (31), do të ngjitet në ring për të luftuar kundër boksierit të famshëm, David Haye (35).
Meçi i Gjergjajt është paralajmëruar në muajin maj, në sallën “O2 Arena” të Londrës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Konfirmimi zyrtar është ende në pritje. Menaxheri i Gergjajt, Angelo Gallina, nuk ka dëshiruar të deklarohet për meçin.
Të mërkurën do të mbahet një konferencë për media e Hayet, në të cilën do të prezantojë kundërshtarin për ndeshjen e 21 majit para 20 mijë shikuesve.
Haye tani dëshiron një fitore kundër Gjergjaj në garën për titull.
Thuhet se meçi në Londër do të jetë më i madhi në karrierën e Gjergjajt që deri tani ka 29 ndeshje në boksin profesionist, 21 nga të cilat fitore.
Haye ka 27 fitore nga 29 meçe të deritashme.