Gratë që bëjnë punë të njëjtë dhe fitojnë më pak se burrat, janë të kërcënuara nga rreziku i ankthit dhe depresionit, thonë shkencëtarët amerikanë.
Gjetjet e mbledhura në Universitetin “Columbia” në Nju-Jork sugjerojnë se këto dallime të pagave te gratë mund të sjellin rritje të rrezikut të ankthit dhe depresionit.
Gazeta “Social Science & Medicine” thotë se përafrimi i pagave ndërmjet burrave dhe grave që bëjnë të njëjtën punë do të barazonte rrezikun e ankthit dhe depresionit në të dy gjinitë.
Hulumtimi ka përdorur të dhënat e 22.000 njerëzve të moshës 30 deri 65 vjet.
Mesatarisht, për çdo dollar që fitojnë burrat në SHBA, gratë fitojnë 79 centë.