Një burrë ka vdekur të shtunën rreth orës 17:00 në stacionin hekurudhor të Lozanes pas rënies së tij në shina të trenit të sapo nisur.
Personi në fjalë ishte munduar të godas trenin me shqelm me ç`rast ka humbur ekuilibrin, tregoi të dielën policia kantonale e Vaud-it.
Sipas elementeve të para të hetimit, viktima është një burrë rreth të dyzetave, i cili ka dhënë një goditje trenit të sapo nisur dhe është rrëzuar. Ai ka humbur jetën menjeherë .