Zvicra ka kaluar në orën e verës të dielën në mëngjes. Në 02:00, orët janë avancuar në 03:00. Stina e verës do të zgjasë deri më 30 tetor, ka bërë të ditur Instituti Federal i Metrologjisë (METAS).
Ky ndryshim është bërë pa problem sa i përket orarëve të trenit , ka theksuar të dielën herët në mëngjes një zëdhënës i menaxhimit.
Ndryshimi i orës është paraqitur në Zvicër në vitin 1981 për të harmonizuar orët zvicerane me ato të vendeve fqinjë. Në Evropë, ky ndryshim i orës së verës është vendosur pas disa vite më parë në kontekstin e një debati mbi kursimin e energjisë.
Rezultatet, megjithatë, kanë dalë zhgënjyese, me që në mbrëmje kursimet e energjisë elektrike kompensohen nga shpenzimet e ngrohjes në mëngjes. Komoditeti i aktivitetëve të lira gjatë mbrëmjeve të verës duket të jetë motivi kryesor për të vazhduar këtë sistem.
Ndryshimet bëhen automatikisht në Zvicër për shumicën e stacioneve të trenit, kullave si dhe shkollave.