Një ortek i madh bore ka marrë dje, në Elm, kantoni Glarus, jetën e një skitari dhe u ka shkaktuar lëndime dy të tjerëve, njoftojnë mediet zvicerane.
Në aksionin për shpëtimin nga orteku kanë marrë pjesë katër helikopterë të shërbimit të shpëtimit dhe një i një shoqërie private të sigurimit. Po ashtu me këtë rast janë angazhuar edhe anëtarët e klubeve të alpinistëve, me qenë të dresuar për shpëtim nga ortiqet.