Sipas raportit më të ri për migracionin, të publikuar nga Enti Federal për Migracion, në periudhën prej 1 shtator 2009 – 31 gusht 2010 në Zvicër është rritur numri i shtetasve kosovarë për 34`750 veta.
Fjala, sipas raportit, nuk është për ardhje masive të kosovarëve në Zvicër por për ndryshimin që kosovarët kanë bërë në dokumentet e tyre.
Shumë nga ta, gjatë kësaj periudhe kanë marrë dokumentet e shtetit të ri të Kosovës dhe kështu në statistikat zyrtare të Zvicrës barten nga rubrikat e të huajve me shtetësi serbe në atë të shtetasve kosovarë.