Departamenti zviceran i punëve të jashtme ka kërkuar nga turistet zviceranë që ndodhen në Tunizi, të marrin kontakt me agjencitë e tyre të udhëtimit, për tu konsultuar me to rreth kthimit në Zvicër.
Departamenti po ashtu u sugjeron turistëve nga Zvicra që të shmangen nga grumbullimet e njerëzve dhe manifestimet publike. Njëkohësisht ata duhet të informohen lidhur me gjendjen aktuale në vendin ku janë duke kaluar pushimet.
Gjithashtu, autoritetet zvicerane u rekomandon shtetasve zviceranë që të mos udhëtojnë në Tunizi pa ndonjë nevojë të veçantë.