Gjendje alarmi po vazhdon në Bruksel derisa mediat kanë raportuar për rritjen e numrit të viktimave nga sulmet që ndodhen në metronë dhe Aeroportin e Zaventem.
Mediet bege dhe atondërkombëtare bëjnë të ditur se nga shpërthimi në metronë e Brukselit kanë gjetur vdekjen së paku 15 persona. Më parë është njoftuar se në shpërthimin e mëhershëm, në Aeroportin Zaventem kanë humbur jetën 11 veta.
Ndërkaq, mediet zvicerane njoftojnë se nxënësit e një shkolle nga kantoni i Friburgut që kanë qenë për vizitë në Bruksel janë ndodhur në metronë e këtij qyteti. Por ata kanë pasur fat, asnjëri nga ta nuk ka pësuar dhe ndërkohë janë strehuar në Ambasadën e Zvicrës në Bruksel.
…..
Të paktën 11 të vdekur në dy shpërthime në sallën e madhe të aeroportit Zaventem (pak para orës 8 :00)
Njëherë albinfo.ch informon se së paku dhjetë veta kanë vdekur në një shpërthim shumë të madhe në stacionin e metro-së në Maelbeek, në lagjen evropiane rreth orës 9 :15.
Ndërsa informatat zyrtare bëjnë të ditur se trenat dhe fluturimet janë pezulluar nga dhe në drejtim të Brukselit.
Autoritetet belge kanë mbyllur të gjitha vendet e transportit publik dhe kanë rritur sigurinë e centraleve bërthamore.
Prokurori i Belgjikës ka përshkruar shpërthimet vdekjeprurëse si sulme vetëvrasëse.
https://www.youtube.com/watch?v=y60wDzZt8yg