Anëtari i bordit të menaxherëve të koncernit ndërkombëtar ABB me seli në Zvicër, Robert Agnelli me gruan, dy fëmijët e përbashkët dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme, ka humbur jetën në një aksident ajror në Brazil. Aeroplani i vogël privat është rrëzuar pak pas nisjes, duke u përplasur në dy ndërtesa në veri të Sao Paolos.
Për pasojë, kanë humbur jetën të gjashtë pasagjerët bashkë me pilotin, ndërsa lëndime ka pësuar një banor i ndërtesave ku është përplasur avioni.
Roberto Agnelli ishte shtetas brazilian dhe ka vdekur në moshen 56 vjeçare.
Agnelli, para periudhës së ABB-së kishte qenë për një kohë të gjatë kryemenaxher i kolosit brazilian të prodhimit të hekurit, Vale. Në atë kohë ai e kishte ngritur Vale-në në mesin e tri kompanive më të mëdha në botë në lëmin e minierave.