Një qen endacak ka kafshuar të enjten tre fëmijë dhe dy të rritur në Unterentfelden të kantonit Aargau. Shumë patrulla policore dhe një autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shpëtuar të plagosurit.
Qeni duket se ka ikur pa u vënë re nga e zonja e tij si dhe nga vendbanimi i saj, për të shkuar para një shkolle. Fëmijët gjatë pushimit në mes të orëve janë përballur në oborrin e shkollës me qenin, bën të ditur policia.
Qeni, vetëm aty, nga shkaqe të panjohura, është bërë agresiv dhe ka sulmuar një numër personash, njofton agjencia e lajmeve sda. Me atë rast tre fëmijë të moshave mes 3 e 10 vjeçare dhe dy persona të rritur kanë pësuar lëndime nga kafshimi i tij dhe është dashur të marrin trajtim mjekësor, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, kur në vendin e ngjarjes është afruar policia dhe autoambulanca, qeni sërish ka pasur sjellje të qetë dhe normale.
Megjithatë, Shërbimi Veterinar i Kantonit e ka konfiskuar përkohësisht qenin.