Natën e të enjtes ka shpërtyer zjarri në një shtëpi në të cilën ndodheshin të gjashtë anëtarët e familjes që banonte aty. Kjo ka ndodhur në fshatin Dürnten të Kantonit të Cyrihut. Të gjithë pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar falë alarmit që ka bërë djali 12 vjeçar i kësaj familje, shkruan 20minuten.ch.
Lëndime të lehta kanë marrë babai 44 dhe nëna 48 vjeçare, transmeton albinfo.ch. I pari ka pësuar helmim nga tymi derisa po provonte të shuante zjarrin ndërsa nëna ka lënduar krahun.
Të katër fëmijët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut.
Zjarrfikësit nga Dürnteni dhe Hinwili kanë arritur ta shuajnë zjarrin që kishte shpërthyer në dhomën e gjumit të kësaj shtëpie.
Dëmet e shkaktuara llogariten në rreth 150 mijë franga.
Sipas hetimeve të deritashme, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një problemi teknik.