Më shumë se 1.000 refugjatë, burra, gra dhe fëmijë, kanë bërë përpjekje për të depërtuar ilegalisht kufirin maqedonaso-grek, në afërsi të fshatit Moin në Gjevgjeli.
Ata janë duke bërë përpjekje për të kaluar lumin që, sipas burimeve, aktivistët e OJQ-ve greke i kanë orientuar në këtë vend për të kaluar ilegalisht kufirin në afërsi të fshatit Moin.
Për këta refugjatë nuk është bërë një kontroll i sigurisë dhe as ndonjë regjistrim i tyre.
Brukseli ka thënë se emigrimi ilegal përgjatë korridorit të Ballkanit tashmë është punë e kryer. Pala greke i ka lejuar refugjatët të kalojnë pa probleme, por në mënyrë të paligjshme kufirin me Maqedoninë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar këtë informacion dhe tha se së bashku me ushtrinë janë duke monitoruar gjendjen me refugjatë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është raportuar për 3 refugjatë që janë mbytur, ndërsa 23 të tjerë janë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Suva Reka”.