Pesëmbëdhjetë vjet pas konfliktit të 2001-ës dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët në Maqedoni ende ballafaqohen me një sërë sfidash politike, socioekonomike dhe kulturore me peshë. Konturat e statusit të tyre politik kombëtar mbeten ende të padefinuara mirë, gjë që gjeneron cikle të vazhdueshme krizash në raport me shtetin e Maqedonisë si dhe tensione me popullatën maqedonase.
Veç kësaj, indikatorët e zhvillimit të potencialit njerëzor të shqiptarëve në Maqedoni mbeten po ashtu shumë nën nivel në raport me popullatën maqedonase.
Duke u nisur nga nevoja e krijimit të një hapësire demokratike të të kuptuarit më mirë të situatës aktuale, Albinfo.ch, platformë mediale e diasporës shqiptare, e involvuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit, synon të realizojë një debat me lidershipin politik shqiptar në Maqedoni, me qëllimin që të shqyrtohen rrugët se si të faktorizohen shqiptarët e Maqedonisë në vendimmarrjet politike me peshë dhe që u siguron atyre statusin politik që meritojnë në raport me peshën e tyre demografike.
PJESËMARRËS:
IZET MEXHITI – NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (BDI) e konfirmuar
BEJTULLAH DEMIRI – ANËTAR I KRYESISË QENDRORE NGA LËVIZJA BESA e konfirmuar
PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE (PDSH)
ZIJADIN SELA – KRYETAR I LËVIZJES PËR REFORMA PDSH (LRPDSH) e konfirmuar
MUHAMED ISMAILI – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I UNITETI-t e konfirmuar
RILINDJA DEMOKRATIKE KOMBËTARE (RDK)
HYRJA NË DEBAT DHE MODERIMI Dr. BASHKIM ISENI – DREJTOR I PLATFORMËS ALBINFO.CH
KONTRIBUTE HYRËSE Dr. BEHLUL BEQAJ, ANALIST POLITIK, PRISHTINË Dr. SADRI RAMABAJA – STUDIES, ANËTAR I VV NË ASAMBLENË E PRISHTINËS, NAZIM RASHIDI –GAZETAR, PRODUKTOR
Më shumë informata në dokumentin në vijim: