Shqipëria njihet si vendi me numrin relativisht të madh me raste kriminale, por është një qytet i vigël që demanton këto perceptime. Përmeti është një qytet juglindor në Shqipëri, ku qytetaria ka fituar mbi krimin, pasi që gjatë vitit 2015, nuk është regjistruar asnjë procedim penal.
Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardh në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe. Sipas raportit, numrin më të lartë e ka Prokuroria e Tiranës me 31 për qind të numrit të procedimeve në rang vendi, e ndjekur nga Prokuroria e Elbasanit me 8 për qind.
Ndërsa Prokuroria e Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit kanë nga 7 për qind të numrit të procedimeve penale, raporton NOA.
Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, përveç rastit të Përmetit, janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind. Ky raport po ashtu tregon se Shqipëria e veriut, që dikur ka qenë qendra e gjakmarrjes, tregon për nivel më të ulët kriminal, transmeton Albinfo.Ch.