Refugjatët ndodhen vetëm 5 km larg nga Leskoviku. 160 prej tyre, kryesisht familjarë, tashmë janë strehuar nga qeveria greke në Konicë dhe si vendstrehim i tyre është zgjedhur shkolla e mesme e qytetit.
Të ndodhur vetëm pak kilometra pranë kufirit ata tashmë po marrin masat për të njohur më mirë gjeografinë e Shqipërisë, duke u pajisur me harta, çka ka rritur dyshimet që ata synojnë tokën shqiptare.
Me ta janë solidarizuar edhe shumë qytetarë grekë dhe shqiptarë, bëjnë të ditur mediet nga Tirana.
Në zonën e Konicës ka një shtim të forcave të policisë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për kufirin shqiptaro-grek.
Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.