Shkencëtarë britanikë mendojnë se ia kanë arritur të zbulojnë një medikament që arrin t’i zvogëlojë tumoret në gji vetëm brenda 11 ditësh. Medikamenti është testuar tek 257 gra.
Rezultatet u prezantuan në Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit. „Reultatet janë fascinuese“, thotë Judith Bliss, profesoreshë nga Instituti për hulumtimin e Kancerit në Londër.
Sipas rezultateve të para medikamenti do të bënte të panevojshëm hemoterapinë.
Në Zvicër me kancer të gjirit diagnostifikohen çdo ditë nga 15 raste të reja. Zbulimi i hershëm ngrit shanset e shërimit.
Përmbledhur nga „Tages Anzeiger“: Nexhmedin Gerguri