Papunësia në Zvicër ka ngecur në shkurt. Pra, në qendrat rajonale të punësimit 2227 njerëz ishin më pak të regjistruar në muajin e kaluar, duke e zbritur shkallën e papunësisë prej 3.8% në 3.7%, transmeton albinfo.ch.
Sipas Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO), zhvillimi i favorshëm, megjithatë ishte vetëm sezonal. Edhe pse në të gjithë sektorët dhe në shumicën e industrive ishte raportuar për rënie. Më i theksuar në uljen e papunësisë ishte sektori i ndërtimtarisë, të cilët kanë përfituar nga dimri i butë.
Por, edhe në industrinë e pritjes dhe në kantonet e turizmit (Valais, Graubünden) ishte rritur papunësia . Shkalla e papunësisë ka mbetur në 3.4%.
Pra, papunësia është rritur për 11 500 njerëz, në krahasim me shkurtin e 2015-ës.
Për shkak të efektit sezonal, muajt e ardhshëm në tregun e punës në afat të shkurtër pritet të rritet numri i të punësuarve. Deri në korrik dhe gusht parashikohet një rënie e normës së papunësisë në rreth 3.4%, sipas SECO.
Në një mesatare vjetore, ekspertët e tregut të punës presin një normë papunësie prej 3.6%.