“S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqip, s’mund të ketë gjuhë shqip pa shkolla, në të cilat të mësohet shqip”.
Sami Frashëri
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” Zvicër ua uron të gjitha mësueseve dhe të gjithë mësuesve, nxënësve të shkollës shqipe dhe prindërve shqiptarë 7 Marsin – Ditën e mësuesit.
7 Marsi – Dita e mësuesit edhe në mërgatë simbolizon punën e vazhdueshme të shumë mësueseve dhe mësuesve të cilët me dekada kanë punuar që nxënësit shqiptarë të ruajnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën e vendit të prejardhjes.
Kjo ditë e shënuar në historikun e arsimit shqip na jep vullnet e forcë për të punuar edhe më tutje, që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën e tyre të parë dhe të marrin sa më shumë njohuri nga thesari i çmuar i gjuhës shqipe.
Në emër të LAPSh “N. Frashëri” Zvicër
Nexhat Maloku, kryetar