Zvicra dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve edhe në Kroaci, bëhet e ditur nga Misioni i Përhershëm i Zvicrës në BE.
Sekretari i Shtetit, Mario Gattiker, ka udhëtuar për në Bruksel për të nënshkruar protokollin për Zvicrën.
Zvicra fillimisht refuzoi të nënshkruante protokollin në lidhje me kroatët duke u bazuar në referendumin e vitit 2014, ku zviceranët votuan “për” kufizimin e emigracionit.
Por, zgjerimi i lëvizjes së lirë të personave në Kroaci është i lidhur me marrëveshjen e hulumtimit “Horizont 2020”. Ky bashkëpunim hulumtues me Bashkimin Evropian është i rëndësishme për Zvicrën.