Derisa simpatizantët e opozitës janë bashkuar para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit, në Prishtinë kanë ardhur mbështetësit më fanatik të Thaçit nga rajoni i Drenicës, për të festuar zgjedhjen e presidentit. Për të parandaluar përleshjen fizike kanë ndërhyrë forcat elite të polic
Situata në kryeqytetin e Kosovës, vazhdon të mbetet e tensionuar, sidomos pasi dy palët janë bashkuar në të njëjtin lokacion, për protestuar e njëkohësisht për të festuar.
Në këto momente në mes dy palëve kanë ndërhyrë forcat policore, të cilat janë përshëndetur nga simpatizantët e PDK-së. Në mesin e atyre që kanë ardhur për festë është edhe ish kryetari i komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj.