Shkëlzen Gashi zhvilloi stërvitjen e parë në radhët e skuadrës së Major League Soçer, Colorado Rapids.
Faqja zyrtare e klubit amerikan i kushtoi një rëndësi të veçantë seancës së parë të sulmuesit shqiptar, i cili u transferua me bujë në merkaton e janarit nga kampionët e Zvicrës, Bazel.
“Jemi shumë të lumtur me stërvitjet e Gashit. Ai do të jetë golashënuesi ynë kryesor në këtë edicion”, shkruan faqja.
Stërvitja e parë e 27-vjeçarit është ndjekur me vëmendje, edhe sepse prej ditësh tifozët e ekipit janë shprehur të paduruar për ta parë futbollistin në aksion.
Futbollisti i kombëtares shqiptare pritet të debutojë me Colorado Rapids në ndeshjen e parë të edicionit kundër San Jose, e cila do të zhvillohet më 6 mars.
Albinfo.ch