Skip to content

Zvicerani me biçikletën me tri rrota, në turne rreth botës

Zvicerani David Branderberger (46) në korrik të vitit të kaluar me një biçikletë me tri rrota, me ndihmën e fuqisë diellore, ka nisur një turne nëpër botë dhe sot ai mbërriti në destinacionin turistik turk Fethiye, në bregdetin e Mesdheut, raportojnë mediet turke, përcjell albinfo.ch. Aventurieri i pasionuar, Branderberger, me biçikletën me tri rrota në […]

Zvicerani David Branderberger (46) në korrik të vitit të kaluar me një biçikletë me tri rrota, me ndihmën e fuqisë diellore, ka nisur një turne nëpër botë dhe sot ai mbërriti në destinacionin turistik turk Fethiye, në bregdetin e Mesdheut, raportojnë mediet turke, përcjell albinfo.ch.

Aventurieri i pasionuar, Branderberger, me biçikletën me tri rrota në korrik të vitit të kaluar u nis nga Zvicra dhe në muajt e fundit ka udhëtuar nëpër Republikën Çeke, Holandë, Gjermani, Sllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari dhe Greqi.

Automjeti i tij është duke lëvizur me energji elektrike, me të cilën furnizohet nga panelet diellore të montuara në pjesën e pasme të triçikletës.
Në një intervistë me gazetarët, Brandenberger tha se ka në plan të vazhdojë rrugën për në Antalia dhe është i kënaqur me mbledhjen e fotografive që kishte bërë gjatë turneut me biçikletën me tri rrota.

Brandenberger kishte thënë se ishte inspiruar nga ideja e miqve të tij nga Çekia, të cilët tre vjet më parë me një mjet të ngjashëm kishin udhëtuar nga Franca në Kazakistan.
Në pyetjen se cili është destinacioni i tij i fundit, ai  tha se do të udhëtojë nëpër botë, derisa do t’i funksionojë biçikleta me tri rrota.