Një i ri 21 vjeçar nga Shqipëria ka kërcyer nga kati i gjashtë për t`i ikur policisë që kishte ardhur për ta riatdhesuar në Shqipëri. Ai ka provuar të lëshohet përmes një çarçafi të lidhur por çarçafi nuk e ka bartur peshën e tij kështu që eshtë grisur dhe ai ka rënë duke pësuar lëndime të rënda, shkruan ostee-nachrichten.de.
Pasi që kishte parë se policia po vinte për ta marrë dhe dëbuar nga Gjermania, i riu ishte barrikaduar në banesën e tij, në Rostock, transmeton albinfo.ch.
Kështu, policët nuk patën mundësi të hynin në banesë me çelësin që e kishin siguruar me parë. Pastaj 21 vjeçari ka provuar të lëshohej poshtë me ç`rast ka pësuar veç tjerash, therje të këmbëve.
Ai është dërguar në repartin intensiv të Spitalit Universitar.