Për herë të parë orët e zgjuara kanë triumfuar në raport me orët zvicerane, thotë “Strategy Analytics”, përcjell albinfo.ch. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë shitur 8.1 milionë orë të zgjuara, një rritje prej 316% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për krahasim, në tremujorin e fundit të vitit 2015 ne kemi shitur 7.9 milionë orë zvicerane, një rënie prej 4.8%. Shumica e orëve të zgjuara janë blerë në Amerikën e Veriut, e ndjekur nga Europa Perëndimore dhe Azia.
“Apple Watch” janë shitur 63%, e ndjekur nga “Samsung” me 16%.
“Industria e orëve zvicerane reagon më ngadalë në raport me orët e zgjuara”, komentoi Neil Mauston, drejtor ekzekutiv i “Strategy Analytics”.
“Apple” nuk jep informacione specifike mbi shitjet e “smartwatch”. Sipas “Strategy Analytics”, “Apple” ka shitur mbi 13.600.000 orë të zgjuara vitin e kaluar.