“Globalfirepower.com” publikoi listën e 126 vendeve në botë që janë renditur sipas forcës së tyre ushtarake.
Duke përdorur metodologjinë e tyre për llogaritjen e indeksit të forcës ushtarake, e cila përfshin më shumë se 50 faktorë.
Duhet të theksohet se renditja është përgatitur në radhë të parë në aftësinë e vendeve për sa u përket armëve konvencionale dhe nuk merr parasysh fuqinë e tyre bërthamore.
Faktorët gjeografikë ndikojnë në rezultatin përfundimtar, si dhe prania e burimeve natyrore.
Rezultati i shteteve pa dalje në det nuk është zvogëluar për shkak se nuk kanë forca detare. Rezultatet e çdo vendi ende ndikojnë në gjendjen e saj aktuale ekonomike.
Lista përfshin 126 vende. Pozicioni i parë është zënë nga SHBA-ja, e cila ka një rezultat prej 0.1663. E dyta në listë është Rusia me një rezultat prej 0.1865, ndërsa e treta është Kina.
Në dhjetëshin e parë hyjnë India, Britania e Madhe, Franca, Koreja e Jugut, Gjermania, Japonia dhe Turqia.
Tre vendet e fundit janë Somalia, Mozambiku dhe Mali.