Sulmuesi i Fürth-it, Ilri Azemi ka shënuar suksese në fushë të blertë pas rehabilitimit nga aksidenti i rëndë që kishte pësuar ne vitin 2014.
Por, jashtë fushës ai ka pasur disa telashe majin e kaluar, për të cilat «faturën» duhet ta paguajë tash.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ishte nxjerre nga një diskotekë në Nürnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan bild.de. Ai kishte reaguar duke sulmuar njeriun e sigurimit ndërsa më pastaj ishte zënë edhe me një polic federal, deri sa të dy ishin rrëzuar për tokë.
Për të gjitha këto, Ilir Azemit i ka ardhur fatura ditëve të fundit. Ai është dënuar me tetë muaj burg me kusht për shkaktim lëndimesh trupore. Dënimi është i plotfuqishëm. Dhe, siç shkruan gazeta, vetëm pak ka munduar që Ilir të dënohej me burg efektiv.