Pas 2 javësh në Zvicër do të votohet për projektligje të rëndësishme.
“Në mes tjerash edhe për iniciativën e rrezikshme dhe “jo njerëzore mbi “zbatimin e dëbimit” të së djathtës populiste SVP. Ndersa në vjeshtë këtij viti në Kantonin Bazel-Stadt do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe do të zgjidhet qeveria e re kantonale. Në ndërlidhje më këto do të trajtojmë çështjet vijuese: Cilat janë preokupimet aktuale të shqiptarëve në Bazel dhe Zvicër? Ku ndihen të trajtuar seriozisht dhe ku janë të diskriminuar?”, kështu thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Disa politikan/e, nga të cilët dy me origjinë shqiptare, shtrojnë pyetjet e tyre dhe bisedojnë për temat, të cilat preokupojnë komunitetin shqiptar. Partia Socialdemokrate (PS) së bashku me grupin e socialdemokratëve e sindikalistëve shqiptaro-zviceranë ju fton të merrni pjesë në debat dhe të shtroni pyetjet tuaja.
Bashkëjetesa & Pjesëmarrja politike / Diskursi i politikave të migracionit & Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore Zvicër – Kosovë: Çka mund të kontribuojmë ne?!
Pjesëmarrësit e tryezës: Silvia Schenker, parlamentare nacionale e PS-së; Arsim Sadriu, kandidat i PS-së për Parlamentin e Kantonit Bazel-Stadt; Tim Cuénod, kryetar i PS-së Shoqata e Lagjës Gundeldingen-Bruderholz; Mustafa Atici, deputet në parlamentin e Kantonit Basel-Stadt ku ri-kandidon & kryetar i migrantëve të PS-së të Zvicrës; Përfaqësues nga shoqata shqiptare të regjionit, etj.
Informata dhe pyetje të mëtjeme: Tim Cuénod, PS Bazel, tim.cuenod@bluewin.ch,079 283 57 74
Arsim Sadriu, grupi SSH & PS Kandidat për këshillin kantonal, univerzum@bluewin.ch, 079 795 98 37