Janë rreth 3 mijë emigrantë që jetojnë në këtë aeroport avionësh. Shumica janë këtu që me ardhjen e tyre, katër muaj më parë. Ligji thotë se çdo rezident duhet të ketë 3 metra katrorë hapësirë private, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Këtu janë ndërtuar infermieri të mirëpajisura, klasa mësimi dhe qendra shëndetësore:
Autoritetet e qytetit pranojnë se kushtet janë larg ideales, por thonë se numrat e shumtë të atyre që mbërrijnë kërkojnë zgjidhje urgjente.
Për shkak të hapësirave të ngjeshura, emigrantët e rinj u nënshtrohen kontrolleve të rrepta mjekësore.