Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur edhe një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare.
Hiti i saj “Be The One” tashmë ka pushtuar botën. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, kjo këngë është duke kryesuar top listën “Shazam” në Gjermani.
Lipa, e cila prej vitesh po e ndërton karrierën e saj në Angli, përmes një postimi në Twitter është shprehur shumë e gëzuar për këtë arritje. Ditë më parë, në të njëjtin aplikacion në Bullgari, Dua ishte renditur po ashtu në vendin e parë.
Gazetat më prestigjioze në botë, Dua Lipën e konsiderojnë si yllin më të ri të këtij viti në arenën e muzikës botërore.