Ftohen bashkatdhetarët të marrin pjesë në një takim me përfaqësuesit e Këshillit Opozitarë nga Maqedonia, ku do marrin pjesë publicisti nga Shkupi, Kim Mehmeti, dhe kryetari i qendrës për Demokraci dhe Zhvillim nga Shkupi, Orhan Murtezani.
„Qëllimi i këtij tubimi është të shtrohet diskutim rreth arsyeve pse është themeluar si dhe qëllimet që synon ti arrijë ky Këshill. Gjithashtu gjatë kësaj tribune do bisedohet edhe për rrethanat e fundit politike në Maqedoni e sidomos për opozitarizmin shqiptarë“, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Takimi mbahet më 6 shkurt 2016 prej orës 18:30, Club Alpi Suisse, Rue Charles-Monnard, 1003 Laussane
