Në majen e piramidës së njerëzve më të pasur të Zvicrës edhe këtë vit është themeluesi dhe pronari i gjigantit të industrisë së mobilerisë,Ikea, suedezi Ingvar Kamprad. Pasuria e tij, sipas revistës “Bilanz” vlerësohet në 39 miliardë franga.
Në vendin e dytë të kësaj liste vjen Jorge Lemann, me rreth 18 miliardë franga. Ai ka rreth 15 për qind të aksioneve në koncernin më të madh të birrës në botë Anheuser-Busch InBev.
Lemann është i biri i një zvicerani nga Emmentali që kishte emigruiar në Brazil.ky miliarder, gjysmën e vitit e kalon (në anonimitet të plotë) në Zvicër, diku në Liqenin e Cyrihut. Lemann po thuaj ka dyfishuar pasurinë e tij këtë vit: ai është bërë plot 9 miliardë franga më „i rëndë“, falë ngritjes së aksioneve.
Për të zënë vend në listën e 300 më të pasurve të revistës „Bilanz“ duhet pasur së paku 100 milionë franga pasuri.
Është interesante se një pjesë e madhe e njerëzve më të pasur të Zvicrës janë të huaj, të ardhur për të jetuar dhe afaruar këtu. Rreth një e pesta e miliarderëve të Zvicrës janë gjermanë.