Sot, dy hajna shqiptarë janë dënuar me 4 vjet e gjysmë heqje lirie për vjedhje në bandë, njofton «Le Matin».
Dy personat në fjalë janë një kosovar 39 vjeçar dhe një shtetas nga Shqipëria 41 vjeçar. Ata akuzoheshin për vjedhje në 45 shtëpi, të kryera për një afat kohor prej 6 javësh.
Për gjykatësin, dy të dënuarit janë autorët e dëshmuar të 24, respektivisht 28 vjedhjeve, me vlerë prej 1.5 million frangash zvicerane.
Kriminelët e dënuar kanë vepruar në kantonet Vaud, Friburg, Gjenevë, Jura dhe Bernë.