75 persona u shpëtuan, por rojat bregdetare turke thanë se vazhdojnë kërkimin në det. Nëntë nga viktimat ishin bllokuar brenda mjetit lundrues të përmbysur.
Anija ishte nisur nga brigjet perëndimore të Turqisë për në ishullin grek, Lesbos.
Në mesin e personave në barkën e mbytur kishte sirianë dhe afganë.
Moti i ftohtë dhe deti me dallgë nuk e kanë ndalur valën e emigrantëve që kërkojnë strehim në Evropë.
Turqia arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të ngadalësuar rrjedhën e emigrantëve në këmbim të më shumë se 3 miliardë dollarëve ndihmë financiare.