“Askush nuk është mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës”, tha ministri gjerman për Drejtësi, Haik Maas.
Ai shpjegoi se masat e reja nuk synojnë të jenë kundër refugjatëve, por do të shërbejë për t’i mbrojtur ata.
“Refugjatët nuk e meritojnë që të vihet në të njëjtën shportë me kriminelët”, ka thënë Maas.
Pas ndryshimit të ligjit, pranimi nga Bundestagu është mjaft i sigurt, ai do të mundësojë dëbimin e të huajve në rastin e një vendimi të justifikuar me dëshmi.
Kjo veçanërisht vlen për raste të tilla, si abuzime seksuale, vrasje ose për plagosje të rënda trupore.
Në rast të dënimit për të paktën një vit burgim, automatikisht humbet statusi i refugjatit.