Një kosovar 29 vjeçar i cili akuzohet se së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë ka kryer të paktën 18 vjedhje dhe thyerje në Austrinë e Epërme, është arrestuar në Maqedoni, shkruan orf.at, përcjell “albinfo.ch”
Banda dyshohet se është marrë me thyerje dhe vjedhje të firmave të ndërtimit, duke filluar nga maji i vitit 2013 deri në maj 2015.
Zyrtarët e Zyrës Shtetërore të hetimit penal të Austrisë së Epërme e kanë konsideruar shqiptarin nga Kosova si hajdut profesional dhe autor kryesor të organizatës kriminale.
29 vjeçari është në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij.