Pezullimi i lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen rrezikon Bashkimin Evropian, tha kryeministri i Suedisë, Stefan Loven në një intervistë për “Euronewes”, përcjell albinfo.ch.
„Nëse dështon Shengeni, do ta vë në pikëpyetje edhe BE-në, për të cilën kemi punuar për shumë vjet“, tha ai.
Ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së nesër në një takim jozyrtar në Amsterdam kanë për të diskutuar për mundësinë e rifillimit të kontrollit kufitar në zonën Shengen.
Aktualisht Norvegjia, Suedia, Danimarka, Austria, Gjermania, Franca dhe Malta janë më rigoroz në kontrollin e kufijve të tyre.
Sipas kryeministrit suedez, tregu i punës jo i qëndrueshëm, rritja e tensioneve sociale, ka rezultuar një rritje të mprehtë të nacionalizmit në Suedi.
Partia radikale “Demokratët suedez”, e cila angazhohet për ndërprerjen e migrimit në Suedi, gëzon mbështetjen e 25 për qind të suedezëve, tregojnë sondazhët, përcjell albinfo.ch.