Punëtorët kanë festuar me flamujt e vendeve të tyre, ndërsa në mesin e tyre shihet edhe flamuri shqiptar që valëvitet nga një punëtor shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Rreth 1500 shikues të vendosur para dhe brenda tunelit në Camorino të Kantonit të Tesinës kanë ndjekur shpërthimet e fundit që kanë sjellë hapjen e Transversales së re Veri-Jug të Alpeve.
Punimet në tunelin bazik Ceneri kishin filluar në vitin 2006. Nga mesi i vitit 2016 do të fillojnë punimet për instalimin e teknikës hekurudhore në tunel, raporton albinfo.ch. Por, koha kur tuneli bazik Ceneri do të jetë i gatshëm tërësist si plotësim i tunelit bazik të Gothardit, mbetet ende e padefinuar.

