Këngëtarja e cila tashmë është bërë emblemë e muzikës xhaz të ndërtuar mbi bazën e folklorit shqiptar, në Volkshaus të Cyrihu do të performojë së bashku me kuartetin që mban po ashtu emrin “Elina Duni Qartet”.
Këngëtarja shqiptaro-zvicerane e xhazit, Elina Duni do të paraqite bashkë me mjeshtrit e xhazit si Colin Vallon (piano), Lukas Traxel (bass) dhe Norbert Pfammatter (bateri),.
Pjesë e programit është edhe kitaristi 16-vjecar, Ron Atiqi nga Winterthuri, i cili po e ralizon ëndrrën e tij të bëhet kitarist koncertesh.
Elina Duni vjen para publikut shqiptar në Cyrih në kuadër të serive të koncerteve që po i organizon agjencia „Special Events Different Show” e Fatmir Hazirit.
Këngëtarja e xhazit gjatë 2015 ka promovuar me një turne ballkanik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi albumin e saj të fundit, të titulluar “Dallëndyshe”, i cili u cilësua nga gazeta britanike “The Telegraph” si një ndër albumet më të mira të muzikës xhaz.
Elina u lind në Tiranë dhe për herë të parë u ngjitë në skenë kur ishte vetëm pesë vjeç. Në vitin 1991, Duni shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës. Repertuari i saj ndër të tjera përmbledhë albumet “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”.
Gjatë vitit që lamë pas Ambasada e Kosovës në Zvicër i ka dhënë Elinës çmimin “Diaspora 2015”.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të këngëtares janë publikuar datat e koncerteve të para për vitin 2016. Duni ka interpretuar më 9 janar në Tiranë dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj më 23 janar në Cyrih të Zvicrës, pastaj në Gjermani dhe Francë deri në fund të muajit.
https://www.facebook.com/events/556993424439891/
