Në gjithë Zvicrën, janë vetëm dy kantone ku njerëzit pa pasaportë zvicerane mund të votojnë në nivel komune dhe kantoni. Fjala është për kantonin e Jura-s dhe atë të Neuchatelit, të dy kantone frankofone. Kjo mundësi është e disponueshme edhe në Gjenevë, në nivel komune. Ndërsa në nivele komunash, në kantonet: Neuchatel, Jura, Vaud dhe Freiburg, të huajt kanë të drejtë që të jenë edhe të zgjedhur, pra të kandidojnë për poste politike.
Por ndryshon shumë gjendja në kantonet gjermanishtfolëse. Në Kantonin e Cyrihut për shembull në vitin 2013 kishte dështuar keq një përpjekje që edhe të huajt të ketë të drejtë vote, shkruan azonline.ch. Në referendumin e bërë atëbotë 75 për qind të votuesve kishin kundërshtuar iniciativën përkatëse, transmeton albinfo.ch. Në vetë qytetin e Cyrihut, kundërshtimi ishte 61%. Nsur nga ky rezultat dekurajues, aktualisht nuk ka përpjekje në atë drejtim.
Mirëpo avancimi i të drejtave të të huajve mund të bëhet edhe përmes modeleve tjera. Kështu, Partia e Gjelbër Liberale (GLP) e Kantonit të Cyrihut është duke e promovuar idenë që participmi i të huajve në politikë të sigurohet përmes mocionit të të huajve. Ky instrument u mundëson personave pa pasaportë zvicerane që të formulojnë preokupimet e tyre , të mbledhin një numër të caktuar nënshkrimesh dhe ta dërgojne mocionin në parlamentin e kantonit.
Parlamenti pastaj do të konsultonte materjen dhe do të votonte rreth saj. Liberalët e gjelbër të qytetit të Cyrihut shohin shanse të mira që këtë synim ta kalojtë së paku në nivel të qytetit.
“Në qytetet ku përqindja e të huajve është më e madhe, shanset janë të mira”, ka thënë këshilltarja e GLP-së nga Cyrihu Isabel Garcia. Se diçka e tillë ështe realiste e tregon edhe shembulli i Bernës. Në kryeqytet, verën që shkoi, të drejtën për mocion të të huajve e kishin votuar 60 për qind të votuesve, përcjell albinfo.ch. Vetëm ankesa që ka bërë SVP-ja po e pengon jetesimin e kësaj të drejte në praktikë. Ekzekutivi i qytetit do ta marrë vendimin përkatës gjatë pranverës që vjen.
Garcia sheh se shanset janë të mira, duke u nisur nga shembulli i Bernës. Në atë qytet shumica e mocioneve për të rinj janë pranuar. Nisur nga kjo, edhe politkania e GLP-së e mbështet mocionin popullor per të rinj ne Crih, kërkesa për të cilin është duke pritur miratimin nga Këshilli i Kantonit.