Policia gjermane thotë se sulmet duket të jenë kryer nga grupe të rinjsh emigrantë. 19 të dyshuar janë identifikuar deri tani, që të gjithë emigrantë.
Përkrahësit e së djathtës ekstreme dhe huliganë të futbollit thyen xhamat e dyqaneve dhe dëmtuan makina në qytetin lindor të Lajpcigut para dy ditësh.
Shkatërrimi filloi pothuajse në të njëjtën kohë kur 2 mijë simpatizantë të lëvizjes antiislamike PEGIDA demonstronin aty pranë, duke mbajtur pankarta me slogane si “Liri për Gjermaninë”.
Ministri gjerman i Drejtësisë njoftoi për ligje më të ashpra për deportimin për këdo që shpallet fajtor për disa vepra penale, përfshirë sulmet seksuale.
Policia ka regjistruar mbi 500 kallzime penale nga nata e Vitit të Ri, pothuajse gjysma e të cilave kishte të bënte me sulme seksuale. Analistët thonë se grupet po shfrytëzojnë sulmet për përfitime politike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e mbrojti politikën e pranimit të mbi një milion refugjatëve.
Në një valë sulmesh hakmarrëse ndaj të huajve në Këln, u plagosën gjashtë pakistanezë, dy sirianë dhe tre burra nga Guinea.