Mesfushori anësor nga Kosova, Bernard Berisha është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Anzhit në Rusi. Ai kaloi nga Skënderbeu i Korçës, ku kishte paraqitje mjaft të mira. Ai ka falenderuar të gjithë që i kanë ndihmuar deri më tani.
“Zyrtarisht lojtar i Anzhit. Faleminderit të gjithëve. Presidentit, trajnerit, skuadrës dhe tifozëve. Faleminderit atyre që bënë të mundur ardhjen time në Shqipëri nga Kosova”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Berisha është anëtar edhe i Kombëtares së Kosovës në futboll.