Numri i migrantëve në botë, nga viti 2000 deri sot është rritur për 41 për qind. Kështu, sipas një raporti të bërë nga OKB, në vitin e kaluar në botë kanë jetuar 244 milionë njerëz kanë jetuar jashtë vendit ose shtetit të tyre të lindjes. Ndërsa në vitin 2000 ky numër ka qenë vetëm 173 milionë.
Më tutje raporti konstaton se dy të tretat e të gjithë migrantëve jetojnë në 20 vende të botës. Vendi numër një për nga numri i migrantëve ështe SHBA pas të cilës vijnë me radhë Gjermania, Rusia, Arabia Saudite dhe Britania e Madhe.
Sipas raportit të përmendur të OKB-së migrantët me rastin e migrimit shkojnë në vende gjithnjë më të largëta nga vendet e prejardhjes.
Ndërkaq, siç e konstaton raporti, dirigjimi nga lart i lëvizjeve migratore ose ndalimi i tyre nuk do të kishte kuptim, pasi që migrantët janë pjesë e botës së sotme të rrjetëzuar.