Nga 12 deri më 16 janar „Swissbau“ hap dyret në Bazel.
Panairi „Swissbau“, sipas organizatorëve, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë.
Priten të vijnë mbi 100 mijë persona për të parë produktet më të reja të ekspozuara në 140 000 metra katrorë, në katër salla, me rreth 1100 pjesëmarrës
Tri kompanitë nga Kosova që marrin pjesë në panair: Lesna, Elnor dhe Shehu, do të ekspozojnë produktet e tyre për bizneset dhe klientët e interesuar kryesisht në Zvicër dhe nga vende të tjera evropiane. Produktet e ekspozuara nga këto kompani përfshijnë dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri dhe mobilje të tjera.
Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në Panairin Swissbau është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe PPSE-Swisscontact, me mbështetje edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Për më shumë informata konkrete rreth panairit Swissbau shkoni në uebfaqen zyrtare http://www.swissbau.ch/