FC Zurich ka marrrë vendim të shtunën që katër lojtarë, Berat Xhimshiti, Amine Chermiti, Davide Chiumiento dhe Leandro Di Gregorio, të mos luajnë në të ardhmen në qytetin e Cyrihut.
Një javë pas fillimit të stërvitjeve për gjysmën e dytë, klubi i superligës ka komunikuar masat për disa futbollistë, në mesin e tyre edhe Berat Xhimshiti.
Mediat në Shqipëri e kanë cilësuar këtë veprim si hakmarrje ndaj Xhimshtit, pasi ky i fundit kishte vendosur të luajë për kombëtaren shqiptare.
Berat Xhimshiti e ka nisur karrierën me skuadrën e dytë të Zyrihut në vitin 2009, pasi kaloi të gjitha etapat në ekipet e grupmoshave. Në vitin 2011 ai u bë pjesë e skuadrës së parë, me të cilën numëron 103 ndeshje dhe 4 gola të shënuara.