Bëhet fjalë për projektin për rregullimin e trotuarit, ndriçimin publik, mbjelljen e drunjve dekorativë, pjesën gjelbëruese dhe shtigjet për çiklizëm në tri hyrje-dalje të qytetit.
Për realizimin e këtij projekti organizata “Swiss Incorporation Helvetas” nga Zvicra ka dhënë 60 mijë euro, ndërkaq Komuna e Shtimes po bashkëfinancon edhe me 30 mijë euro të tjera nga buxheti vetjak, shkruan gazeta
“Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve komunalë të Shtimes, nga po i njëjti donator gjatë vitit 2015 patën përfituar edhe një projekt tjetër për rregullimin e parkut te Qendra rinore.