Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane Haxhi Krasniqi (i njohur edhe me emrin Robin) ka fituar mbrëm meçin kundër boksierit turk, Cagri Ermis.
Boksieri nga Juniku i Kosovës, ka arritur që të shënojë fitoren e radhës në karrierën e tij duke fituar meçin me pikë në “Maritim Hotel”, në një sallë super moderne në Berlin.
Kjo ishte fitorja e 45-të (17 KO) e boksierit shqiptar Haxhi Krasniqi.