Një i ri 25 vjeçar me shtetësi të Maqedonisë ka sulmuar disa policë në stacionin policor të Amriswil-it, Kantoni Thurgau, me ç`rast i ka lënduar dy prej tyre.
Shkas për këtë shpërthim nervoze te personi në fjalë ka qenë fakti se policët nuk e lejuan atë të hynte në stacion, ta shoqëronte motrën e tij e cila duhej të merrej në pyetje, shkruan thurgauerzeitung.ch.
Pas këtij ndalimi ai duke dashur të hynte dhunshëm u është drejtuar policëve me sharje dhe më tutje i ka sulmuar ata edhe fizikisht. Kështu ai ka lënduar dy nga policët, të cilëve u ështe dshur të trajtohen nga mjeku, transmeton albinfo.ch.
Policia ka arritur ta arrestojë 25 vjeçarin përkundër rezistencës së tij të madhe.
Me rastin e kotrollimit të bërë, policët kanë gjetur te sulmuesi një brisk, të cilin ai nuk e kishte përdorur kur i kishte sulmuar policët. Brisku i është konfiskuar ndërsa personi i përmendur është burgosur.
Prokuroria kompetente ka iniciuar hetime penale ndaj tij.