Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se frenimi i fluksit të refugjatëve nga Siria dhe lufta kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit mbeten sfida të mëdha për Bashkimin Evropian.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit shkuan sot në Amsterdam ku u pritën nga kryeministri hollandez Mark Rutte për të shënuar zyrtarisht fillimin e kryesisë hollandeze të BE-së, raportojnë mediat holandeze, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një konference shtypi në Muzeun Kombëtar Detar holandez, Rutte paraqiti synimet për kryesinë 6-mujore të vendit të tij.
Ai tha se Bashkimi Evropian përballet tani me një nga sfidat më të mëdha në historinë e tij:
Nga ana e tij, Junker shprehu besim se kryesimi holandez i BE-së do të ishte “i suksesshëm”.
Për herë të fundit Holanda e ka qenë në krye të BE-së në vitin 2004.