Pesë të pasurit kanë humbur 8.7 miliardë në tregjet botërore pas frikës me gjendjen në Kinë dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Iranit.
Themeluesi i “Amazon.com”, Jeff Bezos, i cili në vitin e kaluar ishte njeriu që më së shumti kishte rritur pasurinë, thuhet të ketë humbur deri 3.7 miliardë dollarë. Gjendja e tij tashmë është 56 miliardë dollarë. Kjo erdhi pasi aksionet e shitësit më të madh në internet online në botë shënuan rënie me 5.6%.
Pasuria e spanjollit Amancio Ortega ka rënë me 2.5 miliardë dollarë dhe tani qëndron në 70.4 miliardë dollarë. Aksionet e “Inditex”, kompani kjo që zotëron markat si “Zara” dhe “Bershka”, ka humbur 3.5% të vlerës së saj.
Reduktimet e aksioneve të kompanive që janë në pronësi nga Bill Gates, Warren Buffett dhe Carlos Slim kanë regjistruar humbje totale që arrijnë në 2.5 miliardë dollarë.
Përfituesi më i madh në mesin e miliarderëve ishte Carl Aykanat, pasuria e të cilit u rrit në 210.4 milionë, ose 20.1 miliardë dollarë.
Pasuria e 400 njerëzve më të pasur në botë ra në më shumë se 82 miliardë dollarë.