Agjencia e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së “Frontex” nesër do të filloje praninë e saj në Greqi, në kuadër të misionit për të parandaluar fluksin e emigrantëve në Evropë.
Misioni zyrtarisht fillon të hënën në Greqi, ku do të vendosen 376 oficerë dhe përkthyes të FRONTEX.
Ndër anëtarët e Frontex do të ketë ekspertë që do të merren me kërkime, gjurmët e gishtrinjve dhe do të kontrollojnë dokumentet e më shumë shteteve anëtare.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), këtë vit mbërritën në Evropë rreth një milion refugjatë dhe emigrantë, pothuajse të gjithë nëpër Greqi apo Itali.